Abdurrahman Roza Haxhiu

Abdurrahman Roza Haxhiu

Abdurrahman Roza Haxhiu ose Roza Haxhiu, siç njihet nga të gjithë, lindi në qytetin e Lushnjës në lagjen "Kongresi i Lushnjës" më 30 shtator 1930.Djali i Bajram Haxhiut,një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës.Që në fëmijëri Roza, ëndërronte të bëhej futbollist.Talenti i tij u duk që në moshën e re në ekipin e Traktorit të Lushnjës.Roza Haxhiu ishte një futbollist i shquar shqiptar i viteve 50-60, talent i rrallë si dhe golashënues i klasit të parë me ekipin kombëtarë Shqipërinë,Lushnjen,Dinamon,Besën e Partizanin.Abdurrahman Roza Haxhiu,jetoi shumë pak,reth tri dekada e gjysëm,e thuajse gjysmën e viteve të moshës së tij,ja kushtoi futbollit,sportit të zemrës.Madje,në rast se do të thonim se sporti ka dëshmorët e tij,Roza është nga ata luftëtarë,që me të vërtetë ra në fushën e blertë të stadiumit,i aksidentuar për vdekje,nga një goditje vdekjeprurëse në kokë,e cila i ndërpreu në mes jetën që aq bukur dinte ta jetonte.Dhe kjo i ndodhi,kur ai mbante veshur fanelën e kuqe të Partizanit,duke nderuar jo vetëm ngjyrat e tij,por edhe të sportit mbarëkombëtarë.Kësisojë,ai është një nga dëshmorët më të spikatur të futbollit partizanas dhe shqiptarë…Roza Haxhiu këpucët e futbollit i veshi fillimisht me Besën e Kavajës më 1950,ku u dallua si një mesfushorë me vizionë të gjërë.Vetëm një vit më vonë, pasi “ka rënë në sy”, kalon tek Partizani, përkrah emrave të shquar të futbollit tonë si Boriçi, Resmja, Kraja etj. Dhe pa kaluar dy vjet Boriçi (tashmë trajner), së bashku me Jançen i besojnë fanelën e përfaqësueses në Festivalet Botërore të Rinisë. Rrugët tashmë janë hapur : në vitin 1955, kur Dinamo do të ndeshej me Dozhën e Budapestit, Roza thirret si përforcim në radhët e kryeqytetasve. Hungarezi i madh i atyre viteve, Suza do të shprehej pas ndeshjeve : ”Ai (Roza Haxhiu) është një futbollist i kalibrit evropian”. Në atë takim Roza ka pasur detyrën e një mbrojtësi të lirë. Ekipi hungarez ka hedhur në fushë lojtarët më të mirë të asaj kohe, që edhe pse në fushën e vet nuk ka mundur të marrin më shumë se një barazim. Lojtarët hungarez ishin të një kalibri evropian në atë periudhë. Megjithatë,Dinamo me lojën e saj ka mundur të tërheqë vëmendjen e specialistëve ndërkombëtarë. Roza Haxhiu luajti edhe për skuadrën kombëtare Shqiptare. Nuk mund të ishte rastësi aktivizimi i Roza Haxhiu-t me përfaqësuesen shqiptare. E rëndësishme në atë kohë ishte aktivizimi i ndonjë ekipi shqiptar në veprimtarinë ndërkombëtare. Ekipi që kishte fatin