Blerta Kosumi
Gjilan, Kosovë
Unë jam Blerta Kosumi. Jam e çertifikuar si manikyriste nga shkolla italiane Nuova Era në bashkpunim me shkollën Vip Tirana.
Dizajnimi dhe mbjellja e thonjve është një specialitet i imi. Përveq punimeve me gel, bëj edhe punime të thonjve me akryl, duke u zgjeruar edhe më tej me "pikturimin" e thonjve.
Këtë punë e kryej me pasion ku si dëshmi kam edhe qindra kliente të rregullta që kam punuar për to.
Përveq manikyrit unë jam e çertifikuar edhe si artiste e make-up-it nga po e njejta shkollë.