Itk Albania

ITK, instituti i trajnimeve dhe i karrierës u formua me synimin për të kontribuar në rritjen e performancës së studentve dhe të atyre që dëshirojnë të përgatiten për botën e punës , duke përshtatur njohurit akademike me trajnime praktike.“Studenti në qendër te procesit edukativ formues”, ky është slogani që na lejon në arritjen e rezultateve më të mira në kurset dhe trajnimet që ne ofrojmë. Objektivi ynë kryesor është stimulimi dhe motivimi i nxënësve dhe studentëve nëpërmjet një mënyre efikase të të mësuarit dhe përshtatja e metodave të mësimdhënies sipas karakteristikave personale të gjithësecilit. ITK përbëhet nga një staf akademik me pedagogë të specializuar dhe me përvojë të konsiderueshme në fushën e mësimdhënies dhe të programeve efikase që kanë si synime përshtatjen me kerkesat dhe nivelin e studentit. Përveç strukturës universitare emri i parë që vjen në mendje për të plotësuar me shumë pregatitjen akademike me element trajnues dhe praktik është ITK. Por çfarë e ka mundësuar këtë? Njohuritë e thella të struktures aktuale universitare në profile të ndryshme, programe të personalizuara sipas kerkesave specifike, metoda e mësimdhënies dhe eksperienca të kombinuar me dëshirën për përmirsim të vazhdueshm na ben të ndihemi më afër nevojave të të gjithë studentëve dhe atyre që kanë nevojë të plotesojnë njohuritë akademike me eksperiencen praktike në përshtatje me kushtet gjithmonë në ndryshim të tregut të punës.