Nusret Rusiti

Përse i dhembin këmbët nënës tënde ? A ke menduar per kete..
Allahu i Lartësuar e ka vendosur foshnjen në mitren e gruas në një lëng shumë të kripur me qëllim që t'i rritet trupi, që të lehtësohet pesha e tij dhe në të njëjtën kohë t'i vijë ushqimi pa asnjë lodhje nëpërmjet kordonit të lidhur me nënën, që i ofron atij ushqimet që i nevojiten.
Nëse nëna nuk arrine te ushqehet siç duhet kjo do ndikonte direkt tek foshnja e saj, mirepo fëmijës nuk do t'i mungojë asgjë, sepse disa gjendra arrijnë të shkrijnë dhëmbët dhe kockën e nënës për të zëvendësuar ushqimin e munguar.
Për këtë arsye me rritjen në moshë nënës i dhembin dhëmbët, gjunjët dhe këmbët. Kjo bën që shumë njerëz të thonë se gruaja plaket përpara burrit.
Sikur ta dinte njeriu se ka shkrirë kockën e nënës së vet për të jetuar, nuk do të dinte se si ta shpërblente atë.

17:23 - "Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Ate dhe t'u bëni mirësi prindërve. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre: "Uh!", dhe mos i kundërshto ata (me fjalë të këqia), dhe drejtohu atyre me fjalë respekti".

O Zoti im!Shpërbleje me Xhenet nënën dhe babain tim dhe prinderit e besimtarëve.

XHIHAD!?

NJERZIT QE VETEM THONE- Xhihadi, Xhihadi!

Flet për xhihadin dhe nuk respekton prindërit e tij.
Flet për xhihadin dhe nuk i dëgjon prindërit e tij.
Flet për xhihadin dhe i bërtet prindërve të tij.
Flet për xhihadin dhe i bën të qajnë prindërit e tij.
Flet për xhihadin dhe i fyen prindërit e tij.
Flet për xhihadin dhe i keqtrajton prindërit e tij.
Flet për xhihadin dhe i braktisë prindërit e tij.
Flet për xhihadin dhe nuk
kujdeset për prindërit e tij.

A e do xhihadin njëmend?

Ka shkuar një njeri tek Muhamedi alejhi selam dhe i ka thënë:" ta jap besën për hixhret dhe xhihad me qëlim që ta fitoj shpërblimin e Allahut. Muhamedi alejhi selam e ka pyetur:" a i ke gjallë prindërit? Ai tha: Po. Muhamedi alejhi selam i thotë:" a e do shpërblimin e Allahut? Ai u pëgjigj: Po. Muhamedi alejhi selam i thotë:" Kthehu tek prindërit e tu dhe shoqëroi me mirësi". Transmeton Maulimi.

Abdullah b Amer b Asi transmeton se një njeri ka ardhur tek Muhamedi alejhi selam të marrë leje për xhihad, dhe Pejgamberi alejhi selam e ka pyetur:"A i ke gjallë prindërit? Ai tha: Po. Atëherë Muhamedi alejhi selam i thotë:" xhihadi yte është në