OFFCHESTRA
Prishtina, Kosovo
"OffChestra" është formacion muzikor - orkestër e cila performon muzikë shqiptare dhe ballkanike në sintezë me trendet e ndryshme botërore (ska, reagge, latino, jazz, drum&bass, dubstep).
Karakteristikë e kësaj muzike janë padyshim ritmet e forta ballkanike të mbështetura nën meloditë e bukura shqipe dhe të pasuruara me rrymat moderne botërore. Pavarësisht pjesëve folklorike kjo e bën muzikën shqipe të stlizohet njëlloj si muzika që është trend në botë dhe të merr një karakter shumë urban.
Energjia dhe performimi gjithmone live ka bërë që ky formacion të paraqitet në shumë koncerte dhe festivale si në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi dhe së fundi në Turqi.
Members:
» Sezgin Curi (Vocal, Bass)
» Ilir Livoreka (Trombone)
» Faruk Banjska (Guitar)
» Dukagjin Muhaxheri (Alto Sax)
» Ardian Bytyci (Clarinet)
» Ardit Pira (Trumpet)
» Charlie Erol Daka (Percussion)
» Granit Pacarada (Drums)