Strive Youth
Grupi i të Rinjve 'Strive' takohet ditët e Shtuna në orën 4:00 (me orën dimërore) dhe në orën 5:00 (me orën verore) tek Streha. Ne kemi edhe aktivitete të tjera përveç takimeve të përjavshme.
Ne nuk jemi thjesht një grup të rinjsh, ne jemi shumë më tepër se kaq. Gallatë, aktivë, të talentuar janë vetëm disa nga emrat që na përshkruajnë. Mbi të gjitha ne ndjekim Jezusin dhe mblidhemi për ta adhuruar dhe mësuar nga fjala e Tij.
Bashkohu me ne. Qoftë për të gjetur një ambient të ngrohtë dhe pranues, qoftë për tu sfiduar të mendosh gjëra të rëndësishme. Takimet, aktivitetet dhe veçanërisht kampet tona verore janë vetëm maja e aisbergut!
Ne mblidhemi tek Streha, hartën e së cilës mund ta gjeni këtu poshtë: